Historiku i themelimit te degës së Partisë Demokratike të Kosovës, në qytetin e Prishtinës


Menjëhërë pas themelimit të PDK-së ne nivel vendi, në tetor të vitit 1999, edhe në Prishtinë u ndërmorrën iniciativa për themelimin e degëve të PDK-së. Në dhjetor të vitit 1999 në Prishtinë u themeluan pesë degë të PDK-së.

Dega e I-rë përfshinte lagjen e Kodrës së Trimave, si dhe fshatrat Bardhosh, Barilevë, Vranidoll, Prugofc, Besi, Trudë, Rimanishtë, Tenezhdoll,

Dega e II-të përfshinte Qendrën e Prishtinës, lagjen Ulpiana, Pejtonin dhe Dardaninë,

Dega e III-të përfshinte lagjen Kodra  e Diellit, lagjen e Spitalit, lagjen e Muhaxherëve,  Matin dhe Velaninë.

Dega e IV-të përfshinte lagjet: Dodona, Taslixhe, Sofali, Taukbashqe, Kolovica e re dhe e vjetër.

Dega e V-të përfshinte: Hajvalinë, Kishnicën dhe fshatrat e Malësisë së Gallapit.


Pas mbajtjes së Kuvendeve Zgjedhore këto degë u udhëhoqën nga:


Dega e I-rë – z.Shemsi Veseli

Dega e II-të – z.Rahmil Nuhiu

Dega e III-të- z.Mejdi Bektashi

Dega e IV-të – z.Burim Zagragja

Dega e V-të – z.Ujup Krasniqi


Degët kishin një Këshill Koordinues të degëve, i cili udhëhiqej fillimisht nga z.Shaban Hoxha, pastaj nga z.Fatmir Limaj e më vonë edhe nga z.Ramë Buja.

Pas Kuvendit të dytë Zgjedhor, degën e III-të do ta udhëheqn z. Sabri Simnica, ndërsa degën e IV z.Naser Canolli.


Në zgjedhjet e para lokale, të mbajtura në tetor të vitit 2000, PDK në Prishtinë fitoi rreth 21% të votave .

Afërsisht i njëjti rezultat ishte edhe në zgjedhjet e para të përgjithshme më 2001, sikurse edhe në zgjedhjet e dyta lokale, ku PDK në Prishtrinë kishte 22% të votave.


Në prag të zgjedhjeve të brendshme partiake, në mars të vitit 2005, para se të fillonte mbajtja e Kuvendeve Zgjedhore e degëve të PDK-së, organet më të larta drejtuese të PDK-së kishin vendosur që në Prishtinë të bëhët një riorganizim i strukturave partiake, duke i shkrirë të pesë degët në një. Për këtë qëllim ishte formuar një këshill i veçantë organizativ, i cili para Kuvendit Zgjedhor të degës së Prishtinës kishte formuar 31 nëndegë.

Kuvendi i degës së PDK-së, në Prishtinë u mbajt në tetor të vitit 2005, ku u zgjodh Këshilli Drejtues i degës. Këshilli Drejtues i degës në nëntor të vitit 2005 zgjodhi Kryesinë, ku kryetar u zgjodh z.Ramadan Avdiu, nënkryetarë u zgjodhën z.Shemsi Veseli dhe z.Lirak Çelaj,  sekretar i degës z.Bujar Cakolli kurse sekretar organizativ z.Flamur Shala.


Në zgjedhjet lokale te mbajtura në nëntor të vitit 2007, PDK në Prishtinë do të shënoj rritje në krahasim me zgjedhjet e vitit 2004, dhe arrinë që të ngushtoj diferencën me rivalin e saj politik në vetëm më pak se 1500 vota. Në këto zgjedhje, PDK do të siguroj 11 ulëse në Asamblenë Komunale me çka do të hyj edhe në një koalicion qeverisës ne Komunen e Prishtinës për periudhën dyvjeçare 2007 – 2009.


Në vitin 2012 dega e PDK-së në Prishtinë do t’i nënshtrohet një procesi zgjedhor në të gjitha nivelet e saja të organizimit. Pas mbajtjes së kuvendeve zgjedhore në 41 nëndegë, në dhjetor 2012 mbahet Kuvendi Zgjedhor i degës, ku do të zgjedhet Këshilli Drejtues prej 51 anëtarëve, e më pas edhe Kryesia e degës prej 27 anëtarëve.


Kryetar u zgjodh z. Lirak Çelaj, nenkryetarë z. Shemsi Veseli, z. Naser Canolli, znj. Lumnie Rama, z. Genc Prelvukaj, z. Fatmir Sopi, sekretar i përgjithshem z. Bujar Cakolli, kurse sekretar organizativ  z. Amir Gashi.

Aktualisht, përveç strukturave drejtuese, në kuadër të degës për herë të parë funksionon edhe Kabineti për Qeverisje të Mirë, i cili është organizuar në dhjetë departamente, departamente këto, të cilat i parirojnë drejtorive komunale.