Urimi i Lirak Çelajt për fillimin e vitit të ri shkollor

8

Gjenerale

Urimi i Lirak Çelajt për fillimin e vitit të ri shkollor

Kandidati për kryetar të Prishtinës nga Partia Demokratike e Kosovës, Lirak Çelaj, ka uruar nxënësit, mësuesit, arsimtarët dhe prindërit me rastin e fillimit të vitit të ri shkollor.

Ja urimi i tij i publikuar në rrjetin social:

 
Urime fillimi i Vitit të ri shkollor!

Fillimisht dëshiroj të uroj nxënësit që për herë të parë do të ulen në bankat e shkollës, ata që sot janë gëzimi, krenaria dhe dashuria e prindërve dhe familjeve të tyre, por njëkohësisht edhe e ardhmja e vendit tonë.

Shëndet dhe punë të suksesshme paçi Ju mësuesit, arsimtarët dhe profesorët e arsimit fillor e të mesëm për misionin e shenjtë që e kryeni në aftësimin dhe përgatitjen e brezave të ri, të së sotmes të cilët do të kontribuojnë në zhvillimin e shoqërisë sonë dhe të së ardhmes.

Përgëzime edhe për prindërit që janë pjesë e procesit të arsimimit dhe të edukimit të brezit të ri.

Urime dhe suksese!