KULTURA

-  PDK do te angazhohet dhe do te favorizoje nje zhvillim te gjithanshem kulturor ne te gjitha lemite me qellim qe te vendoset nje ekuiliber i harmonishem ne mes te progresit teknik e teknologjik dhe ngritjes intelektuale e morale te njerezve.

-  PDK do te angazhohet per ruajtjen, kultivimin , pasurimin dhe perhapjen e kultures sone kombetare

- PDK do te angazhohet per nje bashkepunim kulturor kombetar dhe nderkombetar qe do te shtrihet ne te gjitha fushat e aktiviteteve intelektuale dhe kreative qe lidhen me edukimin, shkencen dhe kulturen.

-  Bashkepunimi kulturor kombetar e nderkombetar do te kete per qellim : - te shperndaje njohurite dhe te stimuloje begatine kulturore;

-                        te zhvilloje marredhenie paqesore dhe te miqesise ne mes te popujve;

-                        t’i mundesoje çdo njeriu t’i afrohet njohurise te shijoje artet dhe letersine e popujve te ndryshem, te marre pjese ne progresin e shkences qe eshte arritur ne tere pjeset e botes dhe te kontribuoje nga ana e tij ne pasurimin e jetes kulturore.

-  Bashkepunimi kulturor do t’i kushtoje nje rendesi te veçante edukimit moral e intelektual te rinise ne nje fryme te miqesise te mirekuptimit nderkombetar dhe te paqes.