FEMIJEVE - FEMIJERI TE LUMTUR

-  Ne perputhje te plote me Deklaraten universale te te drejtave te njeriut , me rezolucionet , deklaratat , konventat dhe rekomandimet e OKB-se , si dhe te insitucioneve te specializuara qe kane per objekt eliminimin e te gjitha formave te diskriminimit PDK do te angazhohet qe femijeve te Kosoves pa dallim te perkatesise etnike , fetare , gjinore apo racore t’u siguroje nje jete te lumtur dhe me perspektive.

-  PDK do te angazhohet qe e drejta e femijeve te mbrohet me ligj , qe femijeve t’u sigurohet mbrojtje sociale per zhvillim normal psiko –fizik, femijet te gezojne te drejten e arsimit te obligueshem fillor falas.

-  PDK do te angazhohet qe femijeve si ne qytet ashtu edhe ne fshat t’u krijoje kushte per mesim , defrim dhe aktivitete te ndryshme kulturore sportive dhe rekreative.

-  PDK do te angazhohet qe te ndaloje me ligj punen dhe eksploatimin e femijeve te moshes jomadhore.

-  RINIA > Rinia ishte shtylla kryesore e luftes sone çlirimtare , ajo do te jete force kohezive e shoqerise ne Kosoven e Pavarur e demokratike.

-  PDK e sheh si te domosdoshme mbeshtetjen e gjithanshme te rinise, per arsim , edukim punesim dhe perfshirjen e saj me perparesi ne gjithe jeten politike e shoqerore te vendit. Kujdes te veçante do t’i kushtoje ngritjes se tyre profesionale, punesimit dhe specializimit te tyre edhe ne boten e jashtme .

-  PDK do te stimuloje te rinjet per aktivitete rekreative dhe sportive.