Lirak Qelaj

Kryetar

Më 1995 ka mbaruar Fakultetin e Arteve degën e Artit Dramatik drejtimi i Aktrimit në Universitetin e Prishtinës në Prishtinë. Jetëshkrim i shkurtër profesional: 1999- drejtor i Departamentit të Arteve në Ministrinë e Kulturës në Qeverinë e Përkohshme të Kosovës 1999-2002- Ka qenë drejtor i Teatrit Kombëtarë në Prishtinë 2001-2004- Në legjislacionin e parë ka qenë deputet i Kuvendit të Kosovës 2008-2011- Ka qenë Këshilltar i Lartë Politik i Zëvendës Kryeministrit Z. Hajredin Kuçi. Në vitin 2013 u zgjodh kryetar i PDK-së, Dega në Prishtinë si dhe anëtar i KD të PDK. Është bashkëdrejtues dhe bashkëthemelues i Teatrit ODA. Prej nëntorit të vitit 2012 është kryetar i Unionit të Artistëve të Filmit të Kosovës. Është anëtar i Grupit Strategjik të iniciativës “A Sole For Europe” me seli në Berlin. Ka luajtur në mbi 30 shfaqje teatrore dhe mbi dhjetë filma e seriale televizive. Ka shkruar disa skenarë për seriale televizive, film si dhe drama teatrore.

lirak.qelaj@pdk.info